Nako: Për ruajtjen e familjes nevojiten sakrifica

Shqipëria

Nako: Për ruajtjen e familjes nevojiten sakrifica

Më: 14 maj 2026 Në ora: 20:58
Verdiana Nako/ Sonila Musai

Pensionistja Verdiana Nako ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi emancipimin, jetesën moderne dhe ndryshimet që kanë ndodhur mes brezave ndër vite.

Gjatë bisedës në studio, Nako u ndal te qëndrueshmëria e familjes dhe vështirësitë që, sipas saj, po çojnë gjithnjë e më shpesh në ndarje të shpejta të çifteve të reja.

“Që të ruajmë familjen do sakrifica, ta dijë brezi i ri, sepse ka shumë raste që mua më vjen shumë keq që martohen dhe mbas gjashtë muajve ndahen.

Nuk u përputhën. Si nuk u përputhe ti? Për hir të familjes do t’i nënshtrohesh disa gjërave. Dhe s’ke pse ta prishësh familjen.

Pse duhet të ndahesh? Gjashtë muaj martesë dhe ndahesh”, u shpreh e moashuiara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat