Kaos në Mamurras! Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të shpallurit në kërkim, plagoset ky i fundit

Shqipëria

Kaos në Mamurras! Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të shpallurit në kërkim, plagoset ky i fundit

Më: 19 maj 2026 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Një person i plagosur ka mbërritur në Spitali Universitar i Traumës, pasi fillimisht është transportuar në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur në Mamurras gjatë një ndërhyrjeje të policisë për neutralizimin e tij.

Burime bëjnë me dije se efektivët kanë përdorur armën e shërbimit, pasi i plagosuri dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka tentuar të kryejë veprime ndaj forcave të policisë.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat