Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën një 50-vjeçar

Shqipëria

Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën një 50-vjeçar

Më: 21 maj 2026 Në ora: 08:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të enjte (21 maj) në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Ndërsa, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit, si edhe për identifikimin e viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat