Aksident te “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, një i plagosur

Shqipëria

Aksident te “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, një i plagosur

Më: 25 maj 2026 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Aksident në autostradën Fier Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit. Një automjet tip Benz është përplasur nga një mjet tip Ford.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një pasagjer që udhëtonte në mjetin tip Ford, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjes.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se mjeti tip Benz ka frenuar teksa mjeti tip Ford hynte në korsinë e ngadalësimit.

Policia e qarkullimit rrugor e ndihmuar edhe nga policia e rendit për të disiplinuar trafikun në autostradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat