Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë, qytetarët vijojnë kundërshtimin

Shqipëria

Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë, qytetarët vijojnë kundërshtimin

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 19:11
Pamje nga protesta për Zvërnecin

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë në Shqipëri kundër projektit në zonën e Zvërnecit ka hyrë sot në ditën e saj të pestë.

Qytetarët, nga sheshi “Skënderbej”, janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar reagimin e institucioneve qendrore lidhur me shqetësimet e ngritura.

Objektivi kryesor i lëvizjes mbetet anulimi i plotë i projektit të planifikuar për këtë zonë.

Protestuesit deklarojnë se ndërhyrjet në këtë zonë paraqesin një rrezik për ekosistemin lokal.

Vijon...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat