Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje

Shqipëria

Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 21:45
Ilustrim

Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit 2025, Gentian Çela është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Lushnjë.

Ai u zgjidh në një proces të brendshëm të zhvilluar së fundmi në këtë strukturë lokale të partisë.

Çela ka qenë kandidat i PD-së në zgjedhjet e kaluara të vitit 2025 në listë të hapur, ku ka marrë rreth 7,800 vota, duke u renditur ndër emrat më të votuar në zonë.

Çela është jurist dhe ka mbajtur disa funksione publike dhe administrative, përfshirë detyrën si ish-jurist në Posta Sh.A., ish-inspektor i Shërbimit të Provës, si dhe ish-inspektor në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Ja dokumenti:

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat