Vrau me armë zjarri Ardian Baloshin në Kamëz, policia ende në kërkim të Sadik Llanit!

Shqipëria

Vrau me armë zjarri Ardian Baloshin në Kamëz, policia ende në kërkim të Sadik Llanit!

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 11:11
Sadik Llani

Policia e Tiranës është ende në ndjekje të 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecarit Ardian Baloshi.

Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovilles.

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit. Krahas zonës së Liqenit të Bovilles policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës. Kontrollet e Reneas do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Policia ka gjetur makinën e autorit te braktisur pranë Liqenit te Bovilles, por brenda makinës nuk jane gjetur sende te kundraligjshme.
Per zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat