Deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi zhvilluan një takim me gazetarët nga vendet e BE-së mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe për çështjen e integrimit evropian.
Sa i përket protestave, Tabaku ka deklaruar se ato nuk janë të drejtuara politikisht ndaj opozitës, por kundër kryeministrit, ndaj problematikave qeverisëse dhe reflektojnë një sinjal të rëndësishëm shoqëror që tregojnë nevojën për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe funksionim të plotë të shtetit të së drejtës.
Tabaku tha se PD mbështet çdo nismë që i shërben integrimit, por se procesi nuk duhet të kufizohet tek “data e anëtarësimit”, por tek përmbushja e standardeve dhe vullneti politik për reforma të thella.
"Një sistem ku të ardhurat e shqiptarëve janë vetëm 36% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa pensionet vetëm 28% e saj. Një sistem që ka prodhuar shtetin e kapur, ka dobësuar konkurrencën, ka hapur rrugë për monopole dhe ligje me porosi, duke rënduar drejtpërdrejt jetën e familjeve shqiptare."