LIVE: Dy javë protesta në Tiranë, ‘këpucët e të larguarve’ vendosen para Kryeministrisë

Shqipëria

LIVE: Dy javë protesta në Tiranë, ‘këpucët e të larguarve’ vendosen para Kryeministrisë

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 11:32 Përditësuar në ora: 23:57 më 13.06.2026
Protesta në Tiranë

Dita e 14-të e protestës, vendosen këpucë përpara kryeministrisë/ Protestuesit kërkojnë rikthimin e Altin Dumanit: Merr frenat e SPAK-ut, fillo arrestimet

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ku qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00.

Qytetarët nisën marshimet nëpër rrugët e kryeqytetit. Ata fillimisht nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Shumë qytetarë kanë marrë mikrofonin, duke mbajtur fjalime.

Ditën e sotme u thirrur për herë të dytë protestë kombëtare, teksa gjatë protestës emigrantët shqiptarë morën fjalën.Ndërkohë një kërkesë ka pasur nga ana e protestuesve për Prokurorinë e Posaçme, rikthimin në krye të SPAK, Altin Dumanit.

“A jeni dakord për rikthimin e Altin Dumanit, dhe një mandat, për të fituar misionin që kishte nisur, për arrestimin e kësaj klase politike të korruptuar. Altin Dumani, rikthehu, merr frenat e SPAK-ut dhe fillo arrestimet sa më parë. Ti ke besimin e popullit shqiptar sot”, tha ai.

Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.

19-vjeçari: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë

Një 19-vjeçar nga Fani i Mirditës ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku ka ngritur akuza dhe kritika për gjendjen në sistemin shëndetësor.

Everest Bardhi tregoi një histori personale, duke u shprehur se kur babai i tij ka punuar si infermier në Urgjencën e Tiranës, një pacient ka humbur jetën, sipas tij, për shkak të mungesës së oksigjenit në ambulancë.

“Jam Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës. Babi im ka qenë dikur infermier, duke ditur se kush është në krye të vendit Ramoviçi, tek urgjenca e Tiranës, i ka vdekur personi për oksigjen në ambulancë. Njësoj si të ngordhë një peshk për ujë në det. Turp. Kauza e parë për babanë tim”, u shpreh ai.

Ai i është drejtuar edhe kryeministrit, duke theksuar se nuk kërkon hakmarrje personale dhe duke ia lënë, siç tha ai, drejtësinë Zotit.

“I them kryeministrit se nuk do të hakmerrem, të kam lënë të madhin Zot, gjynahet do të t’i kthejë i madhi Zot jo vetëm të babit tim, por të të gjithë shqiptarëve”, përfundoi protestuesi.

Pensionisti në protestë apel pensionistëve: Merrni 100 mijë lekë dhe rrini kafeneve

Një pensionist i revoltuar tha nga protesta e ditës së 14-të në bulevardin para Kryeministrisë së qeverisja e keqe e kryeministrit Edi Rama ka detyruar mijëra shqiptarë të braktisin vendin dhe të emigrojnë.

I sapo ardhur nga Italia për t’iu bashkuar sheshit, ai tha se qindra të tjerë po bashkoheshin, teksa apeloi edhe për bashkëmoshatarët e tij, pensionistë, që të mos rrinin në kafe me pensionin qesharak 100 mijë lekë, por të dilnin në protestë

“Jemi larguar nga Shqipëria prej 20 vitesh, kemi emigruar. Dhe shumë të tjerë, në Itali, i ka përzënë ky palaçua këtu që është mbrapa. T’u vijë turp atyre pensionistëve që marrin 100 mijë lekë dhe rrinë në kafene.

Kur vjen pensionisti italian, bën plazh, han e pin dhe këta mbledhin kanaçe nëpër kazanë. T’ju vijë turp, mos t’ja ulin vlerat këtij kombi.

Shqipëria është e shqiptarëve, këta janë tradhtarët që e kanë lënë kombit tonë në këtë gjendje. Rroftë Shqipëria, rroftë brezi i ri. Burg Rama dhe burg Berisha”, tha ai.

Përfaqësues nga diaspora para Kryeministrisë: Jepe dorëheqjen!

Mijëra qytetarë shqiptarë mbushën bulevardin edhe ditën e sotme duke kërkuar largimim të  qeverisë.

Protesta e 14-të masive radhazi në kryeqytet po merr gjithnjë e më shumë një dimension ndërkombëtar përmes simboleve të përdorura nga qytetarët.

Pas pranisë së dukshme të flamujve amerikanë dhe gjermanë në tubimet e kaluara, pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shfaqur edhe flamuri i Britanisë së Madhe, përkrah atij shqiptar.

Prania e këtyre flamujve lidhet ngushtë edhe me mesazhin e diasporës së madhe shqiptare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e cila po ndjek me shqetësim zhvillimet në vendlindje.

Përdorimi i simboleve të shteteve të mëdha perëndimore në shesh po kthehet në një traditë të kësaj lëvizjeje qytetare, ku protestuesit kërkojnë që Shqipëria të adoptojë të njëjtat standarde të drejtësisë, meritokracisë dhe llogaridhënies sikurse vendet demokratike ku ata shohin të ardhmen e tyre.

Pamje fantastike nga marshimi biblik në Tiranë

Fjalimet e "protestës së mërgitarve" në ditën e 14-të rradhazi ka përfunduar, por revolta e qytetarëve do të vijojë më tej, pasi ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës.

Marshimi i protestuesve ka bllokuar segmente të ndryshme të kryeqytetit, teksa pamjet tregojnë brohorima dhe një "lumë" njerëzish që valvisin flamuj dhe pankarta.

Mes turmës mund të shihen dhe flakadanë të cilët janë ndriçojnë gjithë turmën e revoltuar ndaj qeverisë.

Pasi lanë pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe “oqeani” i njerëzve qëu shtri deri te Sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar masivisht nëpër rrugët e Tiranës dhe sapo kanë mbërritur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.

Fjalimet e "protestës së mërgitarve" në ditën e 14-të rradhazi ka përfunduar, por revolta e qytetarëve do të vijojë më tej, pasi ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës. Marshimi i protestuesve ka bllokuar segmente të ndryshme të kryeqytetit, teksa pamjet tregojnë brohorima dhe një "lumë" njerëzish që valvisin flamuj dhe pankarta. Përfaqësues nga diaspora para Kryeministrisë: Jepe dorëheqjen! Mes turmës mund të shihen dhe flakadanë të cilët janë ndriçojnë gjithë turmën e revoltuar ndaj qeverisë. Pasi lanë pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe “oqeani” i njerëzve qëu shtri deri te Sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar masivisht nëpër rrugët e Tiranës dhe sapo kanë mbërritur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë. Sapo koka e marshimit ka ndaluar përpara institucionit ligjvënës, dëgjohen brohoritje të fuqishme dhe njëzëri nga turma e revoltuar, e cila ka shpërthyer në koret: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”. Kjo lëvizje vjen si një tjetër mesazh i prerë i qytetarëve, të cilët pas performancave të mëparshme simbolike ku kërkuan burgosjen e liderëve politikë pa dallim partish, tashmë kanë shënjestruar godinën ku miratohen ligjet e vendit.

Sapo koka e marshimit ka ndaluar përpara institucionit ligjvënës, dëgjohen brohoritje të fuqishme dhe njëzëri nga turma e revoltuar, e cila ka shpërthyer në koret: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”.

Kjo lëvizje vjen si një tjetër mesazh i prerë i qytetarëve, të cilët pas performancave të mëparshme simbolike ku kërkuan burgosjen e liderëve politikë pa dallim partish, tashmë kanë shënjestruar godinën ku miratohen ligjet e vendit.

Mamaja e Martin Canit i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Duam siguri dhe drejtësi!

Mamaja e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë me thikë në Tiranë, Florina Cani, i është bashkuar sot protestës para Kryeministrisë, që zhvillohet kundër investimit në Zvërnec.

Gjatë fjalës së saj, Florina Cani tha se në Shqipëri mungon siguria, kujdesi shëndetësor dhe drejtësia.

Ajo shtoi se djali i saj mund të ishte në jetë nëse do të funksiononin aparaturat e zemrës në spitale.

“Mendova të bashkohem me ju sot dhe të ngre zërin për fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri, e çuam në shkollë dhe nuk u kthye. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre, që e kanë degraduar arsimin, shëndetësinë dhe të gjitha me radhë.

Qeveri e krimit. Kam 18 muaj që protestoj dhe zemra plotë po më mbushet sot që po e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit, në Shqipëri dhe në diasporë, faleminderit. Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata dhe drejtësi s’ka akoma.

Poshtë qeveria e krimit, poshtë Edi Rama. Dua të përmend edhe ata që i shtypin makinat nëpër rrugë, sepse nuk ka siguri. Martinin mund ta kishim sot, nëse funksiononte aparatura e zemrës. Por nuk funksionon. Edhe ai tjetri fëmij ishte, nuk po bëj me faj atë, por qeverinë tonë, sepse nuk ka asnjë kusht për siguri”, tha Florina Cani.

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët përdorin simbolin e “çekiçit të gjyqtarit” për të kërkuar drejtësi

Protestat para Kryeministrisë deri më tani kanë marrë ngjyrime nga më të ndryshmet.

Revolta e qytetarëve ka ardhur me thirrje, pankarta, fjalime dhe këngë por gjatë tubimit të sotëm, disa protestues kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë proteste.

Me një çekiç gjyqtari, këta protestues që shihni në pamjet e siguruara për Ora News, simbolizojnë drejtësinë që kërkohet nga qeveria aktuale.

Me këtë gjest, ata janë në kërkim të drejtësisë për kërkesat e tyre.

“E çova në shkollë dhe nuk mu kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh rrëqethës në protestë

Një moment tepër prekës është shfaqur në protestën masive në Tiranë përmes fjalimit të mamasë së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra tragjikisht përpara një shkolle në kryeqytet.

Mes revoltës, ajo iu drejtua turmës së madhe të mbledhur përpara Kryeministrisë, duke bërë thirrje për siguri dhe drejtësi për fëmijët shqiptarë.

“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë! Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini! Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata, duam drejtësi! Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi!” u shpreh ajo mes duartrokitjeve të shumta të protestuesve.

Prania e nënës së 14-vjeçarit të ndjerë ka sjellë një valë të madhe emocionesh në shesh, duke u kthyer në një nga akuzat më të rënda drejtuar institucioneve për dështimin e sigurisë në shkolla dhe degradimin e sistemit arsimor e ligjor në vend.

Grupi i Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”, qytetarët distancohen dhe nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit e tjerë që janë mbledhur prej ditësh në Sheshin “Skënderbej” janë distancuar nga ky grup, ndërsa vijojnë grumbullimin e tyre me qëllim marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kryesorë i kanë kërkuar grupit të Pilinçit që të ulin volumin e fonisë deri në nisjen e marshimit, në mënyrë që të ruhet organizimi i protestës.

Nga ana e tyre, përfaqësues të grupit të Pilincit janë shprehur se kanë leje për zhvillimin e protestës, duke deklaruar gjithashtu se “prof. dr. Pilinçi është rrugës dhe pritet t’i bashkohet tubimit”.

Aktivistja: Nga një palë këpucë për çdo të larguar. T’i japim fund tranzicionit

Protestës para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe bnorët dhe aktivistët, të cilët ditën e sotme hoqën gardhin dhe telin me gjemba në Rrjoll.

Në fjalën e saj njëra prej aktivisteve deklaroi se kanë marrë me vete një pjesë të gardhit atje si simbolikë për t’ju treguar oligarkëve dhe qëverisë që s’ka gardh që ndan shqiptarët.

Aktivistja në fjalën e saj preku të pranishmit teksa prezantoi edhe instilacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.

“Ne po vazhdojmë një betejë madhështorë për t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

Unë vij nga Rrjolli, arritëm një fitore të vogël, çliruam një pjesë të Rrjollit dhe hoqëm telat me gjemba, por nëse nuk çlirojmë Shqipërinë nuk kemi fituar.

Duhet të qëndrojmë të bashkuar përtej çdo ndasie, bashkë do t’ja dalim.

Kemi sjelle një pjesë nga gardhi në Rrjoll që ata të kuptojnë se nuk ka gardh që ndan shqiptarët. Kemi sjellë këpucë nga ata që janë larguar, ju ftojmë të vizitoni instalcionin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat