Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, brohorasin: “Rama jep dorëheqje”

Shqipëria

Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, brohorasin: “Rama jep dorëheqje”

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 18:21
Protesta

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku qindra protestues po mblidhen për t’iu bashkuar protestës së radhës kundër qeverisë.

Nga sheshi dëgjohen brohoritje të vazhdueshme me thirrjen “Rama jep dorëheqje”, ndërsa pjesëmarrësit po përgatiten për marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, marshimi do të nisë në orën 18:30, ku protestuesit pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj politikave qeveritare dhe situatës në vend.

Kjo është protesta e 17-të e organizuar në kryeqytet, e cilësuar nga organizatorët si një revoltë qytetare kundër qeverisjes dhe zhvillimeve politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat