“Atdheu nuk është në shitje” - Protesta e 25-të kundër Edi Ramës, qytetarët paralajmërojnë masa më të ashpra

Shqipëria

“Atdheu nuk është në shitje” - Protesta e 25-të kundër Edi Ramës, qytetarët paralajmërojnë masa më të ashpra

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 09:33 Përditësuar në ora: 19:18 më 24.06.2026
Qytetarët në protestë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Sot protesta e 25 kundër Ramës! Pavarësisht reshjeve të shiut, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Mbahet këtë të mërkurë protesta e 25 kundër kryeministrit Edi Rama. Tashmë ka nisur organizimi i “Sheshin Skënderbej”, në Tiranë.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Rama dhe largimin e  qeverisë së tij.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Sot protesta e 25-të, qytetarët nuk tërhiqen deri në largimin e kryeministrit!

Qytetarë të shumtë do të mblidhen sërish sot në protestën e 25-të radhazi kundër qeverisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe slogane të ndryshme, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, por edhe klasës politike.

Organizatorët deklarojnë se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

Edhe ditën e djeshme, mijëra qytetarë qëndruan për disa orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, më pas zhvilluan edhe një marshim.

Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa marshimi ka kaluar në disa zona të Tiranës përpara rikthimit në sheshin Skënderbej.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë protestën  edhe në ditët në vijim, duke bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe. “Nesër më shumë”, thirrën ata njëzëri.

Gjatë protestës së djeshme ata nuk kursyen as replikat për kryeministrin, ku gjatë marshimit kanë brohoritur njëzëri: “Rama, Rama, f*ck you”, duke iu referuar shprehjes së përdorur nga kryeministri në një intervistë për “Financial Times”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat