Autobusi me pasagjerë aksidentohet në autostradë, dy viktima e 17 të plagosur

Shqipëria

Autobusi me pasagjerë aksidentohet në autostradë, dy viktima e 17 të plagosur

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 16:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

Një autobus është përmbysur pasi është përplasur me bordurat, ndërsa kanë humbur jetën dy persona.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autobusi ishte i linjës Berat-Tiranë, ndërsa 17 persona kanë ngelur të plagosur.

Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat