Mijëra vetë marshojnë pranë Muzeut Kombëtar: PD, PS këlysha komunistësh
Marshimi i mijëra qytetarëve vijoi orët e mbrëmjes të së dielës.
Qytetarë të shumtë u mblodhën edhe në ditën e 36-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë për më shumë se dy orë, protestuesit marshuan rrugëve të kryeqytetit.
Teksa kalonin pranë Muzeut Historik Kombëtar ata thërrisnin: PD, PS këlysha komunistësh.
“Poshtë patronazhistët”- Marshimi i qytetarëve në protestën e 36-të: Rama, Rama f*ck you! Jep dorëheqjen
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protesta e 36-të vijoi me marshimin rrugëve të Tiranës.
Qytetarët kaluan si zakonisht nga bashkia e Tiranës e më pas drejt zonës së 9-katsheve.
Ata marshuan me thirrjet “poshtë patronazhistët” si dhe “Rama, Rama fuck you..
U dhunua nga policia, flet në protestë aktivisti Arbër Lleshi: Një person pa uniformë më goditi 30 herë me grusht në makinën e policisë!
Arbër Lleshi një prej protestuesve të dhunuar nga policia pas incidenteve të enjten para parlamentit i cili u lirua sot nga gjykata mori fjalën në protestën e 36-të.
Ai tregoi për dhunë e ushtruar nga policia dhe civilë të infiltruar në protestë. Lleshi u dhunua me grushte në makinën e policisë dhe në komisariat nuk iu dha ndihma mjekësore.
Arbër Lleshi:Arrestimet siç i keni parë të dhunshme makabre që nuk janë të denja për asnjë vend edhe si Rusia, protesta jonë nuk është për luftën politike që bëhet në parlament PS-PD. është për luftën politike që bën gen Z ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. Dhuna policore e ushtruar ndaj bashkëaktivistëve është e paprecedent. I keni parë filmimet. Jam dhunuar në automjetin e policisë nga parlamenti deri te komisariati i policisë. Nuk dua të viktimizohem aspak. Këtu ndjehem më i fortë se kurrë bashkë me aktivistët. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar, kohës së komunizmit. Një person me duart e prangosura që godet 30 me grushta pa uniformë në sediljet e policisë është torturë. Në komisariatin e policisë nuk i është dhënë as ndihma mjekësore e kërkuar. Kjo është shkelja e të drejtave të njeriut. Një kryeministër që guxon të thotë Fuck you popullit nuk mund të shkelë më në kryeministri.
Ata njerëz të policisë që nuk përfaqëson shumicën e policisë janë vegla të një kupole politike të vjetër që e përdor funksionin e policisë për qëllimet e zeza politike për tu kapur pas pushtetit. Dhuna goditjet apo grushtet e paligjshme të efektivëve të korruptuar nuk mundet të mposhtë grushtin e revolucionit tuaj paqësor. Kam qenë jo vetëm por të gjithë aktivistët e arrestuar jemi emocionuar nga solidariteti juaj rreth godinës. Fakti që nuk na keni lënë vetëm na jep zemër ta mbushim këtë shesh për një vit rresht pa u ndalur. Kjo është ajo që Shqipëria e së ardhmes ka nevojë. Sensibilitet social me njëri-tjetrin. Mesazhi im i fundit, dua tju them kupolës së vjetër që nuk do dorëzohemi. Ju thoni të gjithëve ejani mblidhuni këtu.
U bë simbol i protestës, flet në protestë Niko Qarkaj: Rama një diktator që nuk e ka njohur Europa!
Niko Qarkaj protestuesi simbol i revolucionit të flamingove u lirua sot nga gjykata pasi ishte arrestuar nga policia pas trazirave të enjten para parlamentit.
Ai u shpreh në protestën e 36-të se Rama është një diktator që nuk e ka njohur Europa, duke i kërkuar atij të largohet me dëshirë.
Niko Qarkaj: Nuk kam fjalë, jemi të paparë. Nuk e besoja kurrë se do dilja këtu. Kam lindur në qytetin e bukur Kukës. Gjyshin ma kanë vrarë në litar në 46. Babain tim e kanë shfrytëzuar në miniera. Mua më pinë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruan të hipë në gomone në moshën 15 vjeçare të ikë në Londër.
I bëj një pyetje këtij që drejton këtë qeveri është një diktator se nuk e ka njohur gjithë Europa. I them Edi Ramës, çfarë po kërkon nga populli shqiptar që të shporresh. Do gjak Edi Rama? Zoti Rama nëse do jetë jetë njeriu do jem i pari që do jap jetën në këtë shesh. Edi Rama ik vetë se populli ka dhe mënyra të tjera.
Sipërmarrësi paralajmëron: 6 deputetë të PS janë gati ta çojnë qeverinë Rama në votëbesim!
Vijoi edhe në ditën e 36-të protesta madhështore qytetare kundër qeverisë Rama.
Sakaq, një sipërmarrës mori fjalën në podiumin e improvizuar dhe paralajmëroi se 6 deputetë të PS-së janë gati ta çojnë qeverinë Rama në votëbesim.
Protestuesi: Na quan dështakë. Kam një pyetje. E nisi me shëndetësia falas, arsim cilësor. Rend dhe siguri. 300 mijë vende pune. Dhe nuk mbaronte liste nëse do i thonim se janë të pafundme dështimet e këtij njeriut. Kam një thirrje për deputetët e PS dhe të PD. ata pak që kanë një fije dinjitet.
Ju e dini se rënia e Ramës është dhe fikja e karrierës suaj. 6 deputetë të PS kanë shprehur dëshirën për të hequr dorë dhe për ta çuar qeverinë në votëbesim. Po vjen ora. Ju Edi Rama dhe Sali Berisha keni vjedhur ëndrrat e këtij vendi. Ky është fundi jot. Ju dua shumë, jeni fantastik. Jemi liria, po bëjmë histori, jemi këtu për vlera. Jemi këtu për republikë që i takon njerëzve dhe jo një parlament noter të një kryeministri të korruptuar.
“Bota ka kthyer sytë te ne”- Emigranti nga Gjermania: Të tregojmë se nuk e meritojmë këtë kryeministër!
Vijoi edhe sot protesta e 36-të kundër qeverisë Rama, pjesë e së cilës ishte dhe diaspora.
Një prej emigrantëve foli në podium duke thënë se e gjithë bota sot ka sytë nga Shqipëria.
Emigranti: Bota ka kthyer sytë te ne. Ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë. Se nuk e meritojmë këtë kryeministër dhe qeveri. Më shumë se kurrë një front i përbashkët për një qëllim. Jemi zgjuar gjithnjë vonë dhe jemi marrë me konflikte me njëri tjetrin.
Shqiptarët kanë trokitur te kundërshtari për të bashkëpunuar. Kërkohet një bashkim i madh. Që të jemi të gjithë. Protesta e madhe të sjelli një produkt. Ka njerëz të infiltruar që vijnë këtu për të na përçarë. Të gjithë jemi këtu jemi politik, sot jemi për një ndryshim. Dje ishim 200 mijë veta. Kjo është vota e vërtetë jo ajo që manipulon Edi Rama me Ulsi Manja.
Emigranti: Diaspora do jetë këtu me ju deri në largimin e Ramës dhe establishmentit që mban peng vendin
Pjesë e protestës qytetare kundër qeverisë këto dy ditë ishte dhe diaspora.
Sot në protestën e 36-të foli një përfaqësues i diasporës, i cili tha se shqiptarët janë bërë bashkë kund autokratit të fundit të Europës
Emigranti: Të gjithë së bashku kundër autoritarit të fundi të Europës. Kundër Lukashenkos së Shqipërisë. Ne kërkojmë fundin e tranzicionit dhe fillimin e proceseve demokratike. Dorëheqje, dorëheqje. Hapi rrugën ajkës së Shqipërisë, pjesës më të mirë që ka kombi që të krijojmë një qeveri teknike që të realizojmë procese demokratike ato që nuk i realizuam në 1991, t’i realizojmë në 2026. Shqipëri e re.
Ju garantoj në emër të diasporës së Shqipëria është gur i rëndë në zemrat dhe do jemi këtu me ju. Kjo protestë është protesta më e bukur në 36 vite. Këtu jeni edhe kundër establishmentit që e mban peng zhvillimin kombëtar. Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju. Deri në realizmin e proceseve demokratike.
Protesta e djeshme jehoi në gjithë mediat e botës”- Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë dhe po dëgjojnë zërin tonë
Vijoi edhe sot në ditën e 36-të protesta kundër qeverisë Rama.
Një prej aktivisteve në nisje të protestës tha se protesta dje ndër më masivet, pati jehonë në gjithë mediat ndërkombëtare.
Aktivistja: Jemi në ditën e 3 të diasporës. Jemi dëshmitarë të protestë së djeshme madhështore dhe që pati jehonë në mediat ndëkrombëtare. Reagime pati në BE dhe Amerikë, si pasojë e vullnetit tonë. Tregoi i shtetarëve që zëri jonë ka shkuar përtej.
Të gjithë të ardhurit nga diaspora kemi fatin të dëgjojmë për të gjithë atë që dua të thonë dhe bashkimin tonë. Shqiptarët dhe diaspora bashkë do ta heqin këtë kryeministër dhe të gjithë establishmentin.
Arroganca e Ramës, kryefjala e pankartave të protestës së sotme: Kur qeveria humb rrugën, populli i tregon rrugën
Ka nisur protesta e 36-të e organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, të cilët kanë mbushur sheshin dhe kanë marshuar me pankarta ku shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Në pankartat e mbajtura nga protestuesit spikasnin mesazhe që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe akuzonin qeverinë për mungesë dialogu me qytetarët.
Kryefjala e tyre ka qenë arroganca e kreut të qeverisë.
Mes pankartave të shfaqura gjatë protestës ishin:
“Arrogancë: Kur pushteti mendon se është mbi popullin. Realiteti: Populli është mbi pushtetin.”
“Shqipëria mendon udhëheqje, jo arrogancë.”
“Rama, dorëhiqu.”
“Kur qeveria humb rrugën, populli i tregon rrugën.”
“36 ditë, akoma jo dialog, akoma jo përgjigje, vetëm arrogancë.”
“36 ditë mjaft fajësove algoritmin, por nis dëgjo.”
Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa kërkojnë që qeveria të reagojë ndaj shqetësimeve të ngritura gjatë protestave.
Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës.
Ata u grumbulluan te sheshi Skënderbej në ora 19:00, ku më pas nisi dhe marshimi drejt Kryeministrisë
Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike.
Ndërkohë sot janë liruar edhe protestuesit e arrestuar ditën e enjte pas tensioneve dhe dhunës para Kuvendit.