Dita e 38 e protestës/ Nisin fjalimet përpara Kryeministrisë

Shqipëria

Dita e 38 e protestës/ Nisin fjalimet përpara Kryeministrisë

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 20:15
Protesta në Tiranë

Qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre përpara Kryeministrisë, në ditën e 38 të protestës.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Ashtu si dhe ditët e tjera, protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, pritet që qytetarët të nisin marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat