Qeveria ndryshon trajtimin financiar për zjarrfikësit/ Lamallari: Më shumë pagesa për orët shtesë dhe turnet e natës

Shqipëria

Qeveria ndryshon trajtimin financiar për zjarrfikësit/ Lamallari: Më shumë pagesa për orët shtesë dhe turnet e natës

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 20:16
Ilustrim

Qeveria ka miratuar një vendim që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, ka njoftuar Besfort Lamallari.

Sipas tij, vendimi garanton një trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë të punës, punën gjatë natës, në ditët e pushimit dhe festat zyrtare.

Ai theksoi se vendimi vendos gjithashtu standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë.

Lamallari e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në përmbushjen e angazhimit të qeverisë për forcimin e këtij shërbimi.

Sipas tij, mbështetja ndaj zjarrfikësve është thelbësore, pasi ata përballen çdo ditë me situata të rrezikshme dhe emergjenca në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat