Ekzekutoi gruan, kamerat fiksojnë momentin dramatik, 62-vjeçari me çifte në dorë pak para se të…

Shqipëria

Ekzekutoi gruan, kamerat fiksojnë momentin dramatik, 62-vjeçari me çifte në dorë pak para se të…

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 11:37
62-vjeçari

Pamjet që shihni tregojnë momentin dramatik pak para krimit të rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku burri vrau gruan. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në qytetin verior.

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shfaqet Shtjefën Ziçi me armën e krimit, teksa del nga banesa, ku do të qëllonte me dy plumba disa sekonda më vonë gruan e tij, Bardha Ziçi, e cila ndërroi jetë në vend.

Ngjarja ndodhi jashtë derës së banesës ku jetonte çifti, prindër të dy fëmijëve.

Ndërkohë, ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, pasi pak para krimit, autori i ka kërkuar viktimës celularin e saj. Fill pas krimit ai u arrestua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat