“Te Pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant”/ Protestuesi i revoltuar në protestën kundër Ramës: 4.2 mln euro për propagandë, e neveritshme! Ta largohen të gjithë

Shqipëria

“Te Pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant”/ Protestuesi i revoltuar në protestën kundër Ramës: 4.2 mln euro për propagandë, e neveritshme! Ta largohen të gjithë

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 21:32
Pamje nga protesta

Në protestën e 42-të para Kryeministrisë, një qytetar mori një shembull sa i takon koncertit të Kanye West.

Sipas tij, edhe Turqia kishte ftuar West-in, por kapaciteti jonë ekonomik është shumë më i vogël.

“Tek pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant. Për interesa personale  të dikujt që nuk dua t’ia përmend emrin, 4 mln euro e kusur paguhen për të paraqitur Shqipërinë kështu.

Mjafton një shembull për të rrëzuar këtë propagandë të neveritshme. Turqia para disa vitesh ftoi këtë këngëtarin, por pagoi  jo nga emergjencat por nga buxheti i vet 4 mln euro. 

Buxheti i Turqisë është 50 herë më i madh se ai i Shqipërisë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat