E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Shqipëria

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 21:16
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “29 Nëntori” aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv, ka goditur një fëmijë rreth moshës 13 vjeç.

Mësohet se fëmija në ato momente ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat