E rëndë në Ksamil, peshkatari gjendet i pajetë në det

Shqipëria

E rëndë në Ksamil, peshkatari gjendet i pajetë në det

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një peshkatar 61-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e së mërkurës pranë Ishujve të Ksamilit.

Sipas Policisë, rreth orës 11:00 është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit me inicialet M.Z., i cili dyshohet se kishte dalë për peshkim. Nga këqyrja paraprake në vendngjarje, dyshohet se 61-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur gjithashtu edhe mjetin lundrues me të cilin ai dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat