Elektricisti 60-vjeçar vdes në vendin e punës

Shqipëria

Elektricisti 60-vjeçar vdes në vendin e punës

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 11:15
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas raportimeve, viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç.

Dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt.

Grupi hetimor ndodhet në fshatin Zërvaskë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat