Shkodër/ Turisti b*e në humnerë, shpëtohet nga forcat e emergjencës

Shqipëria

Shkodër/ Turisti b*e në humnerë, shpëtohet nga forcat e emergjencës

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore kreu një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera.

Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat