Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 104-të të revoltës së tyre kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ata do të kërkojnë, sikurse ditët e tjera, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij, por edhe të të gjithë klasës politike në vend.
Qytetarët artikulojnë prej muajsh problemet me keqqeverisjen, korrupsionin në nivele të larta dhe shumë problematika të tjera socialo-ekonomike.
Ata kanë treguar qëndrueshmëri deri më tani, ndërsa shprehen se do të vijojnë deri në fund, derisa kryeministri Rama të largohet.
Krahas protestës tek kryeministria, qytetarët e kanë vijuar revoltën edhe përpara Parlamentit. Në seancën e së martës, që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar, ata i “pritën” deputetët dhe i qëlluan me vezë dhe domate.