Në ditën e 108 të protestës, qytetarët kanë pasur një dedikim dhe për ish-krerët e UÇK-së, për të cilët jepet nesër vendimi në Hagë.
Pas përfundimit të fjalimeve, krahas pankartave të zakonshme, protestuesit kanë shkruar në bulevard “Jam veç çlirimtar”.
Ashtu si dhe në ditët e tjera, protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, marshuan më pas drejt Kryeministrisë ku mbajtën dhe fjalimet e tyre.
Ditën e nesërme në orën 10:00, në Gjykatën Speciale të Hagës do të jepet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.