Artan Myrtaj, është 42 vjeçi i vrarë me armë zjarri paraditen e së dielës në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa Myrtaj ka mbetur i vdekur në vend.
Siç shkruan Euronewsal, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia shqiptare ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.