Vrasja e 44-vjeçarit dhe plagosja e kalimtarit në Sarandë, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës

Shqipëria

Vrasja e 44-vjeçarit dhe plagosja e kalimtarit në Sarandë, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 11:04
Nëna e viktimës

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat