Vrasja në Sarandë, flet banori që pa të gjithë ngjarjen

Shqipëria

Vrasja në Sarandë, flet banori që pa të gjithë ngjarjen

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur dëshmitë e banorëve në lagjen ku ndodhi vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ditën e sotme vetëm 400 metra larg komisariatit të qytetit të Sarandës.

Një qytetar i cili ndodhej në kafene gjatë momentit të atentatit rrëfeu se si rodhi dinamika e atentatit me armë zjarri.

"E ftoi dikush për të pirë kafe, u ul piu kafe dhe i tha atij shokut që e ftoi "do iki", "ik" i tha, as pesë metra erdhën ata dhe bënë goditjen e parë. Ai e kuptoi dhe iku me vrap, unë isha brenda, ai kaloi këtu, viktima. Erdhën ata, personat dhe e goditën këtu, ai u shmang dhe iku poshtë, i ra telefoni dhe syzet, shkoi atje por ata e sulmuan dhe aq, mbaroi", tha një prej banorëve që ndodhej në kafene në momentin e vrasjes.

Një qytetar tjetër tha se 44-vjeçari nuk njihej si person problematik në lagjen e tij.

"Nuk ka qenë problematik, si gjithë të tjetër. Pamë që e qëlloi me revole, ishin me motor, dy persona. E vranë", u shpreh një banor.

Një banore tha se dëgjoi të paktën gjashtë të shtëna me armë, dhe më pas doli jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

"Ishim brenda, kur dëgjuam të shtënat dolëm. Dëgjova rreht 6 të shtëna. E njihnim, nënën e tij, ishte e lagjes. Nuk mund të them nëse njihej si problemati. Erdhi policia dhe ambulanca në moment", tha ajo.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka prapavijë hakmarrjeje. Myrtaj me nofkën "Tani Ruzhdiut" dhe rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

Breshëria e plumbave ka lënë të plagosur edhe një 73-vjeçar, i cili në momentin e atentatit po kalonte rastësisht në rrugë, ka marrë një plumb. Ai është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat