​Shqipëria vjet pati 2.335.930 banorë, gra ishin 50,06 për qind, burra 49,04

Shqipëria

​Shqipëria vjet pati 2.335.930 banorë, gra ishin 50,06 për qind, burra 49,04

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 12:10
Fotoilustrim

Në Shqipëri u regjistruan 22.541 lindje të gjalla gjatë vitit 2025, ose 769 më pak se një vit më parë. Për çdo 100 vajza të lindura, kishte 108 djem.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave në raportin “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2026”.

Në fund të vitit 2025, popullsia banuese e Shqipërisë ishte 2.335.930 banorë. Gratë përbënin 50,6% të saj, ndërsa burrat 49,4%.

Krahasuar me fundin e vitit 2024, popullsia e burrave u zvogëlua me 1,3%, ndërsa ajo e grave me 1%.

Megjithëse lindjet shënuan rënie, shtesa natyrore e popullsisë mbeti pozitive. Te femrat u regjistruan 1.063 lindje më shumë se vdekje, ndërsa te meshkujt ky dallim ishte 84.

Raporti evidenton edhe dallime në vdekshmërinë foshnjore. Për djemtë u regjistruan 5,6 vdekje për 1.000 lindje të gjalla, ndërsa për vajzat 3,8.

Në fushën e shëndetësisë, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut mbetën shkaku kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë. Ato përbënin 54,5% të vdekjeve te gratë dhe 51,6% te burrat.

Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2025 u regjistruan edhe 4.277 aborte. Raporti ishte rreth 190 aborte për çdo 1.000 lindje të gjalla. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat