Milaim Nela ka reaguar pas arrestimit të shefes së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke hedhur akuza ndaj mënyrës së funksionimit të shtetit shqiptar.
Në një postim në rrjetet sociale, Nela pretendon se Hyseni nuk është vendosur në krye të SHISH-it nga kryeministri Edi Rama, por se “ia kanë caktuar Ramës”. Ai e lidh këtë edhe me emërimin e Baton Haxhiut si këshilltar.
Nela kritikon gjithashtu presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Rama, institucionet dhe Policinë e Shtetit, duke pretenduar se vendi ka probleme serioze me funksionimin e shtetit dhe institucioneve.
Postimi i plotë:
Vlora Hysenin nuk e ka caktuar Rama në krye të SHISH!
Duket se ja kanë caktuar Ramës! Dështuan me të në Kosovë e ja sollën këtij në Tiranë!
Ashtu siç ja caktuan Batonin këshilltar!!
Kush dreqi na e solli këtë flamë e për kë punon?
...
Kesaj bande gjithçka mund ti thuash vetëm shtet nuk mundesh!
Kjo se shteti mirëfilli na ka lënë shëndenë prej kohësh! Një shtet që përze bijtë e bijat e veta nuk është shtet, është e kundërta e tij!
Shteti ka fytyren e Begajt që se ka haberin e shtetit e punon turni i trete ne zanatin qe duhej ta bente ditën se kjo presidenca nuk eshte pune per të!
Shteti ka fytyren e Rames që Zyren e ka për argetim...e lojera e qe e ka bere vendin paçaver duke ja fale copa copa te mallkuareve!
Shteti ka inteligjencen e Zeqinesë që voton ligje për te ardhmen e femijeve tuaj pa pasë haberin se çdo të thotë ligj që mbron interesat e shtetit e të vendit! Kjo thjesht për faktin që nuk di as të lexojë pa le të kuptojë!
Shteti ka fytyrën policëve që bëjnë kontrabande e punojnë për mafian në vend që të mbrojnë shtetin!