Zbardhet agjenda e Berishës në Strasburg

Shqipëria

Zbardhet agjenda e Berishës në Strasburg

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 11:37
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berish

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Strasburg, ku gjatë kësaj të hëne do të marrë pjesë në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në orën 11:30, Berisha pritet të zhvillojë një takim me delegacionin e Kosovës.

Më pas, në orën 15:30, kryetari i PD-së do të mbajë fjalën e tij në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Berisha do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane (PPE).

Vizita e tij zhvillohet në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku në fokus janë çështje të lidhura me zhvillimet europiane dhe rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat