Dita e 134-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Shqipëria

Dita e 134-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 19:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe këtë të dielë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 134-të.

Si çdo pasdite, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat