Incident në Mirditë/ Dhunohet një mjek në fshatin Konaj, policia nis hetimet

Shqipëria

Incident në Mirditë/ Dhunohet një mjek në fshatin Konaj, policia nis hetimet

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 10:21
Fotoilustrim

Një mjek është dhunuar në fshatin Konaj, në Njësinë Administrative Fan, në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen shkaqet që çuan në konflikt dhe as rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar situatën dhe për të zbardhur dinamikën e incidentit.

Raste të ngjashme po ndodhin fatkeqësisht edhe në vende tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat