Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Kontingjenti”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, shtetasi M.S. (K.), banues në Kolonjë.
Gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, gati për shitje.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, u konstatua se posedonte një automjet tip “Audi SQ8” me vlerë rreth 50 000 euro, të cilin dyshohet se e ka përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.