Berisha publikon pamjet e përplasjeve dhe sulmon ashpër policinë

Shqipëria

Berisha publikon pamjet e përplasjeve dhe sulmon ashpër policinë

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2026 Në ora: 22:50
Pamje nga portesta e sotme

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga protesta në Tiranë, duke akuzuar policinë për dhunë ndaj demonstruesve.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj forcave të rendit, të cilat i akuzon se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve që ai i cilëson paqësorë.

“Narkobandiët të droguar me uniformë vërsulen shtazërisht kundër protestuesve paqësorë. Ndalni terrorin, kriminelë! Por luanët nuk mposhten!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i tij vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Berisha ka publikuar pamjet si pjesë të reagimit të tij ndaj veprimeve të policisë, ndërsa situata gjatë protestave vazhdon të jetë e tensionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat