Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke mbrojtur veprimet e efektivëve dhe ndërhyrjen e forcave speciale RENEA.
Rama deklaroi se përdorimi i plumbave të gomës erdhi pas incidenteve gjatë protestës, ku, sipas tij, një efektiv policie u godit me një objekt metalik dhe pësoi dëmtime në nofull.
Ai theksoi se reagimi i policisë duhet parë në kontekstin e përballjes me dhunën dhe krahasoi veprimet e saj me ato të policisë në Francë.
“E dini pse ndodhi gjuajtja me plumb gome? Efektivi i policisë mori zarin e çelikut këtu, iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi kriminelin që qëlloi. Mereni shikojeni policinë në Francë. Çfarë është kjo? RENEA ka detyrë të dalë, kur ka kërcënim. Doli dhe do dalë. Do shtrëngohet rrethi ndaj tyre me maska. Kush do të flasë me mua pa maska, jam këtu. Kush dërgon mesazh me gur e me maska, mua dhe shtetin na ka përballë”, theksoi ai.