Gogu: E drejta për të protestuar e garantuar, dhuna sjell pasoja ligjore

Shqipëria

Gogu: E drejta për të protestuar e garantuar, dhuna sjell pasoja ligjore

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 11:11
Toni Gogu

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përsolli sot një mesazh ndërgjegjësues për të rinjtë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por ushtrimi i saj nuk justifikon aktet e dhunës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu nënvizon rëndësinë e respektimit të ligjit gjatë ushtrimit të së drejtës për protestë, duke paralajmëruar se përfshirja në akte dhune mund të sjellë përgjegjësi penale.

“E drejta për të protestuar është e garantuar. Dhuna nuk është pjesë e saj. Përfshirja në akte dhune mund të sjellë përgjegjësi penale. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) ndërgjegjëson të rinjtë për përgjegjësinë dhe pasojat ligjore. Të mbrojmë të drejtat, duke respektuar ligjin”, shkruan ministri i Drejtësisë.

Në videon e ndarë në mediet sociale nga ministri, Elsa Salillari, përgjegjëse e sektorit në Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, theksoi se e drejta për të protestuar shoqërohet me përgjegjësi individuale për veprimet e kryera.

“Ushtrimi i të drejtës për të protestuar nuk përjashton të drejtën e përgjegjësisë individuale për veprime që përbëjnë vepër penale, sipas legjislacionit ne fuqi. Dhuna dhe veprime të tjera të parashikuara në Kodin Penal sjelli pasoja ligjore”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat