Protesta e thirrur nga të rinjtë, këngëtarja Irini Qirjako shfaqet në Ministrinë e Arsimit
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, i është bashkuar protestës gjatë ditës së sotme.
Në fotot e publikuara, ajo shihet të jetë vendosur në Ministrinë e Arsimit, ku ishte vendosur pika e takimit nga të rinjtë në orën 14:00.
Irini Qirjako është një nga artistët e paktë që kanë zgjedhur të zbresin në shesh dhe të mbështesin të rinjtë në këto protestë, që kanë pasur edhe karakter të dhunshëm.
“Vetëm studentët, Rama n’burg-Berisha n’burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit
Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.
Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.