A e ka humbur shikimin? Ja çfarë thonë mjekët për Erjon Vishkulli

Shqipëria

A e ka humbur shikimin? Ja çfarë thonë mjekët për Erjon Vishkulli

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 10:45
Erjon Vishkulli

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u lëndua ditën e djeshme në sy pasi u qëllua me plumb gome nga policia, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale mbrëmjen e kaluar.

Gjendja e shikimit të të riut mbetet ende e paqartë. Për momentin, nuk mund të përcaktohet nëse ai e ka humbur shikimin në njërin sy, pasi duhet të kalojnë të paktën 48 orë nga ndërhyrja e parë për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia që 28-vjeçari të dërgohet jashtë vendit për të marrë trajtim më të specializuar.

Gjendja e tij pritet të vlerësohet në orët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të jetë i nevojshëm transferimi për trajtim të mëtejshëm jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat