​Protestuesit thyejnë xhama te Kryesia e Kuvendit në Tiranë

Shqipëria

​Protestuesit thyejnë xhama te Kryesia e Kuvendit në Tiranë

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 18:13
Pamje nga protesta

Pas gati tri orë e gjysmë protestë paqësore, kanë nisur edhe tensionet kur të rinj të maskuar kanë hedhur gurë drejt policisë dhe kanë thyer xhama te Kryesia e Kuvendit në Tiranë.

Pasi qëndruan para Kryeministrisë ku nuk pati incidente të mëdha, protestuesit nisën marshimin në bulevard. Disa prej tyre kanë qëlluar me kapsolla drejt godinës dhe policisë.

Dy protestues të maskuar thyen me hekur ndriçuesit te Kryeministria e pasi qëlluan disa herë me gurë, u larguan.

Policia iu bëri thirrje me megafon të rinjve të ndalojnë dhunën dhe të largohen personat e maskuar. Në kundërt, policia paralajmëroi përdorimin e ujit me presion.

Policia ndërhyri me ujë me presion pasi protestuesit nisën goditjet, sikundër edhe me gaz lotsjellës. Po ashtu, kordoni i policisë ka shtyrë protestuesit larg Kryeministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat