Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë

Shqipëria

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 18:55
Erjon Vishkulli

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kryer këtë të mërkurë ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali.

Vishkulli ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses, por trajtimi i tij do të vijojë.

Ai njofton se javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje, të cilën e cilëson si më të rëndësishmen, pasi lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e shikimit.

I riu ndodhet në Itali, ku po merr trajtim të specializuar për dëmtimin në sy të pësuar gjatë protestës në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat