Korçë, bashkia qera për të pastrehët/ Hapen aplikimet për skemën e subvencionimit për strehim

Shqipëria

Korçë, bashkia qera për të pastrehët/ Hapen aplikimet për skemën e subvencionimit për strehim

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 15:26
Fotoilustrim

Deri në 100% të qirasë së banesës mund të mbulohet nga Bashkia e Korçës për familjet që përballen me vështirësi ekonomike dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë vetë një strehim. Përmes programit të subvencionimit të qirasë, bashkia synon të mbështesë familjet e pastreha dhe kategoritë në nevojë, duke u lehtësuar një prej shpenzimeve më të rëndësishme mujore.

Programi bashkefinancohet nga Bashkia e Korçës dhe buxhetit te shtetit. Çdo vit përllogaritet vlera mesatare e qirasë në tregun e lirë dhe në bazë të të ardhurave të familjes, përcaktohet edhe masa e subvencionimit.  

Gjatë këtij viti, nga kjo skemë kanë përfituar 29 familje, të cilat kanë plotësuar kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar. Mbështetja nuk është e kufizuar vetëm për një vit, pasi bonusi mund të përfitohet edhe në vijim, për sa kohë familjet plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj.

Programi i strehimit social nuk përfshin vetëm familjet që jetojnë në qytetin e Korçës, por edhe banorët e njësive administrative në zonat rurale. Drejtoria e Strehimit iu bën thirrje të gjithë individëve dhe familjeve që kanë nevojë për mbështetje për të siguruar një banesë, të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, deri në fund të nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat