Redaktori i sportit në gazetën “Bota sot”, Kemajl Goca fitoi çmimin “Ali Shala” për shkrimin më të mirë në gazetari sportive

Sporti

Redaktori i sportit në gazetën “Bota sot”, Kemajl Goca fitoi çmimin “Ali Shala” për shkrimin më të mirë në gazetari sportive

Nga: M.L. Më: 17 mars 2022 Në ora: 17:38
Gani Kosumi, Kemajl Goca, Lulzim Shala dhe Edmond Thaçi

Gazetari dhe redaktori i sportit i gazetës kombëtare “Bota sot”, Kemajl Goca sot është shpërblyer me çmimin “Ali Shala” për shkrimin më të mirë sportiv nga Shoqata e Gazetarëve të Sportit të Kosovës.

Shkrimi i gazetarit dhe redaktorit Goca me titullin “Dy ish nënkryetarë alarmojnë për abuzime seksuale në sportin e Kosovës!”, është përzgjedhur si më i miri nga juria profesionale.

Image
Kemajl Goca

Ky shkrim trajton deklaratat e dy ish nënkryetarëve të Federatës së Volejbollit të Kosovës për abuzime seksuale në këtë federatë.

Gazetarit Goca, çmimi iu nda nga Lulzim Shala, biri i doajenit të gazetarisë, Ali Shala, veterani i gazetarisë, Gani Kosumi, si dhe kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi.

Në një fjalë rasti para të pranishmëve, Goca tha se ndihet i nderuar për vlerësimin e jurisë.

“Ky shkrim që e kam bërë nuk ka qenë i lehtë. Tash e asaj kohe marr edhe telefonata nga disa federata, të cilat më fajësojnë se po i bëj dëm sportit. Shumë shpejt do të publikojmë edhe emra të tjerë”, tha Goca.

Gjithashtu, janë ndarë shpërblimet në katër kategori të tjera si, Kronika më e mirë TV/Radio, Fotografia më e mirë dhe Çmimi “Reporteri i ri”.

Image
Kemajl Goca, Elhona Pateriku, Faton Polisi, Shpend Ahmeti

Çmimit “Best Young Reporter” iu nda gazetares së sportit, Elhona Pateriku. Ajo tha se është e nderuar që nderohet me këtë çmim. “Është viti i parë që punoj si gazetare. Vij nga Shkodra. Ky çmim është motivim për mua”, shtoi ajo.

Çmimi për fotografinë më të mirë të vitit e mori fotografi Shpend Ahmeti. Ai falënderoi shoqatën për vlerësimin.

Çmimin për Kronikën më të mirë radiotelevizive e mori Faton Polisi nga KTV-ja për storjen “Nga jetesa e vështirë tek ëndrra për t’u bërë yll”.

Image
Gazetari Goca duke marrë çmimin për shkrimin më të mirë
Image
Kemajl Goca

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat