Besa Famgas kthehet te fitorja, mposht Vëllaznimin në Pejë

Hendboll

Besa Famgas kthehet te fitorja, mposht Vëllaznimin në Pejë

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 22:19
Pamje nga ndeshja

Besa Famgas e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. 

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 41:28.

Pjesa e parë përfundoi 23:16 për ekipin pejan, që në pjesën e dytë mbajti vazhdimisht epërsi bindëse.

Yassine Henahen i shënoi shtatë gola për Besën. Nga gjashtë i kishin Deniz Terziqi, Felippe Teixeira, Jon Vokshi e Ajan Muqolli.

Mali Luzha realizoi shtatë gola për Vëllaznimin. Nga katër i kishin Ardi Halili, Granit Kadiri e Çlirim Rama.

Besa Famgas mban vendin e parë me 14 pikë nga tetë ndeshje. Vëllaznimi është i treti me 10 pikë nga tetë ndeshje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat