Nuk ka pare për sporte kolektive në Kosovë! Çfarë faji kanë basketbollistët, hendbollistët dhe volejbollistët?

Sporti

Nuk ka pare për sporte kolektive në Kosovë! Çfarë faji kanë basketbollistët, hendbollistët dhe volejbollistët?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2022 Në ora: 20:24
Sportistët tanë në LOjërat Mesdhetare

Nuk ka pare për sportet kolektive në Kosovë! Është fjala për sportet kolektive që nuk morën pjesë në Lojërat Mesdhetare!

“Edhe unë jam Kosovë, edhe unë jam sportist, çfarë faji kam që jam basketbollist, hendbollist a volejbollist? Pse edhe për mua mos të ketë para, për të shkuar në Lojëra Mesdhetare, si sport kolektiv”, tha një anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Besim Hasani, ish president i Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se “Qasja ka mjete financiare vetëm për sporte individuale është diskriminuese për sportet ekipore”. Kjo është shqetësuese, për faktin se e thotë një burrë i rryer deri në pikën e fundit me sport, plot 25 vite president i KOK-ut!

Çfarë faji kanë sportet kolektive që penalizohen në mungesë të buxhetit financiar? Çfarë faji kanë basketbolli, hendbolli dhe volejbolli! Komiteti Olimpik i Kosovës, bordi i saj, urgjentisht duhet të shqyrtojë këtë gjë dhe mos të lejojë gabime të tilla në të ardhmen.

Të prezantohesh me sporte kolektive dhe me sporte individuale është krenari kombëtare. Ju sportet kolektive rrini në shtëpi, e merituat apo jo, nuk ka para për ju, ndërsa jo individuale ejani, se për ju ka para!  Kjo nuk është e mirë, nuk është arsye që tingëllon mirë sepse edhe sportet kolektive i duan Lojërat Mesdhetare.

Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me gjysmë zëri, i skuqur nga emocionet dhe i shqetësuar, tha se ishin të gatshëm të shkojnë me Kombëtaren Kosovës, por mbetet një ëndërr e parealizuar për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm të KOK-ut.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, si gjithmonë modest, me urtësinë e tij, tha se buxheti ishte i pamjaftueshëm për sportet kolektive.

Në Federatën e Hendbollit të Kosovës. vërehej një shqetësim i madh, sepse konsiderojnë se pa meritë u lanë anash dhe për pak para. 

Sportet kolektive, janë krenari e çdo shteti ashtu edhe individuale, të paktën të bëhen kategorizimet në cilësi, se cili sport e meriton dhe cili jo, mos të penalizohen vetëm pse janë kolektive, ndryshe kjo quhet diskriminim! Këtë e dijnë edhe në KOK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat