Kryetari i klubit të pingpongut “Priping” nga Prishtina, Kastriot Orana, ka përgëzuar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Orana tha se “Bota sot” është zë i rëndësishëm për sportin e Kosovës.
“Gazeta ‘Bota sot’ ka qenë dhe vazhdon të jetë zë i rëndësishëm për sportin në Kosovë.
Për 30 vite, rubrika e saj sportive ka ndihmuar në promovimin dhe afirmimin e sportistëve dhe ngjarjeve tona, duke kontribuar në zhvillimin e sportit në vend. Urime përvjetorin dhe suksese në vazhdim!”, ka uruar Orana.