Zhvillime të reja për Lojëra Mesdhetaare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet

Sporti

Zhvillime të reja për Lojëra Mesdhetaare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 10:58
Fotoilustrim

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Athinë të Greqisë, ku në fokus do të jenë ngecjet në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Këtë takim KOK-u ia ka konfirmuar Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, duke bërë të ditur se ftesa për pjesëmarrje ka ardhur nga ICMG-ja.

Pas përfundimit të takimit në Athinë, drejtuesit e KOK-ut do të raportojnë para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 për diskutimet e zhvilluara dhe hapat e mëtejmë që pritet të ndërmerren.

Në qëndrimin e tij, KOK-u ka theksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 të organizohen në Kosovë, por ka nënvizuar se suksesi i këtij projekti varet nga përkushtimi i të gjitha institucioneve të përfshira

Takimi i 3 dhe 4 dhjetorit në Athinë vjen në një periudhë kur organizimi i Prishtina 2030 po përballet me sfida dhe vonesa në përmbushjen e obligimeve të përcaktuara për këtë ngjarje të madhe sportive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat