Është konfirmuar anulimi i dytë i garave të skijimit alpin për sezonin dimëror 2026/27, pas garave të parapara në Narvik.
Dy garat e sllallomit të madh për femra, të cilat ishte paraparë të zhvilloheshin në Mont-Tremblant të Kanadasë, janë anuluar. Këtë e bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS) të mërkurën.
Arsyeja e anulimit është mungesa e borës.
Ishin paraparë nga një garë të shtunën (5 dhjetor) dhe të dielën (6 dhjetor).
Me këtë anulim, bie nga programi edhe ndalesa e dytë përtej oqeanit për skiatoret. Pas garave në Killington, fundjavën e ardhshme, aktiviteti do të vazhdojë në Beaver Creek të SHBA-së, duke filluar nga 11 dhjetori.
Sipas njoftimit të Federatës Ndërkombëtare të Skijimit, FIS është duke shqyrtuar mundësinë e caktimit të datave të reja për zhvillimin e këtyre garave.