Daka pas Spanjës: Të mbajmë këtë paraqitje edhe për Europian

Futboll

Daka pas Spanjës: Të mbajmë këtë paraqitje edhe për Europian

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 11:13
Futbollisti Dario Daka

Shqipëria barazoi me Spanjën, ndeshjen që vleu në kuadrin e miqësores e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë bënë një performancë shumë të mirë në fushë duke frenuar në barazimin pa gola “Furinë e Kuqe” të moshave, ndërsa pas duelit foli për mediat, Dario Daka. 

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë. Kemi luftuar me dëshirë, me zemër dhe karakter. Duhet të punojmë edhe më fortë për të qenë më të përgatitur për Europianin. 

Unë jam shumë krenar, por mendoj që jo 100%, por duhet të punoj më shumë për të luajtur sa më mirë në çdo ndeshje. I falenderoj të gjithë tifozët.

Natyrisht që ishalla në Europian të kemi këtë paraqitje, sa më shumë tifozë ishalla edhe të luajmë sa më mirë”, fjalët e Dario Dakës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat