Drilon Pacarizi talenti Shqiptarë në Zvicër

Sporti

Drilon Pacarizi talenti Shqiptarë në Zvicër

Nga: Selajdin Krasniqi, Luzern Më: 18 gusht 2014 Në ora: 22:06

Zvicrra vendi ‘shpërthyes’ për talentët Shqiptarë. Futbolli Zvicrran, po dëshmohet si një aset i fuqishëm i talentëve Shqiptarë. Pas emrave qe ban bujë në kulturen e këti sporti siq jan Xh, Shaqiri, G. Xjaka, A.Mehmeti etj, kësaj elite talentësh po i ofrohet sigurt edhe Drilon Paçarizi. Talenti Shqiptar që u transferua te Lugano, Drilon Pacarizi „për te cillin mediat në Zvicër si dhe ato Kosovare i kushtuan një hapësirë te konsiderueshme të transferimit te D.Paçarizit nga klubi i Locarnos në ate të FC Lugano“ ka arritur që të bëhet njëri nga figurat më të rëndësishme të skuadrës së Luganos. Dhe një fakt të tillë, Drilon Pacarizi e vërtetoi edhe fundjavën që sapo lamë pas ku shenoi 3 Gola radhazi kunder ekipit te Schafhausenit. Drilon Paçarizi ishte impresiv në këtë takim, duke qenë rreziku kryesor i ‘ekipit të Luganos’ para portës kundërshtare. Driloni është sulmues i majt, që ka shpejtësi të verifikuar, lëvizje të lakmueshëm i shkathtë në driblingje, fundja me të gjitha predispozitat, për tu shëndërrua në një yll të vërtet. Ka lindur më 22 gusht 1989 në Dragobil të Malishevës. Jeton me familjen e tij në Gjenevë të Zvicrës. Nga kjo familje dolent talente te lamive te ndryshme, motrat e Drilonit Elona dhe Kaltrina shumë herë ishin kampione në garat e gjimnastikës në vegla në kantonin e Gjenevës dhe nga njëherë edhe kampione për Zvicën frankofone. Driloni posedon nënshtetësi të dyfishtë. Hapat e parë si amater i ka fillu në shkollën e futbollit të Meyrinit ku pastaj do të vazhdoj të luaj ne ekipin e të rinjëve të Servetit deri në fund të sezonit të vitit 2008 pastaj kthehet dhe vazhdon të luaj në ekipin e Meyrinit i cili pas kërkesës së ekipit Etoile Carouge, huazohet nga Meyrini dhe nga qershori i vitit 2009 Driloni do të luaj në ekipin e Etoile Carouge, ekip ky që ne saja të lojës së sukseshme të sulmuesit Drilon Paçarizi do të arrij të kalojnë Challenge League, ndersa Driloni do të shenoj 21 gola për një sezonë. Talenti i tij si mesfushor e terheq vëmendjen e ekipit të Locarnos i cili do të kërkoj nga Driloni që të luaj për ekipin e tyre duke i ofruar kushte të favorshme. Se sa i mirëpritur ishte Driloni për klubin e Luganos dëshmon edhe shkrimi në Web faqën e FC Lugano. I edukuar nga prindërit intelektual, ky talentë me krenari shpjegon origjinen Shqiptare. Nuk e mëshef deshiren qe te luaj dhe me ekipet elite të Shqipëris apo Kosovës. Uroim qe rrugen e Drilonit ta ndjekin edhe të rinjët tjerë Shqiptarë, te cilët fatbardhësisht janë të shumt dhe përfaqësoin Ambasadoret me te kristalt te Shqiptarisë. Duke u përshendet me talentin qe premton na u lut të i përshendesim te gjithë sportistët Shqiptarë kudo qe janë, me shpresen se imazhin sado te luhatur te Atdheut nga disa keqëbërs si brenda ashtu edhe jasht Shqiptarisë ta ngren ne piadestalen e lakmueshme për aq sa munden dhe jo vetem sportistët. Edhe ne në rrugën tonë për zbulimin e talentëve Shqiptarë i uruam Driloni të shijoj suksese te mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat