Abedin Ibrahimi - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës! Nikolla tregon se si u arrestua... 

Volejboll

Abedin Ibrahimi - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës! Nikolla tregon se si u arrestua... 

Nga: K.Goca Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:17
Abedin Ibrahimi - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës! Nikolla tregon se si u arrestua... 

Pushtuesi serb kudo sulmonte në vitet e 90-ta, nuk lejonte që të mbahen aktivitetet në kuadër të Republikës së Kosovës, madje shumë sportistë të disiplinave të ndryshme, u rrahën, u arrestuan dhe u morën në bisedë informative, disa edhe u burgosën. 

Arrestimit nuk i kishte shpëtuar edhe Abedin Ibrahimi në vitet e 90-ta dhe siç tregon volejbollisti i asaj kohe (1991-1999), Ali Nikolla, Ibrahimi ishte halë në sy për milicinë serbe. “Ibrahimi ka pasur goxha probleme me milicisë serbe, si në fshatin Sojevë, si në Gadime të Lipjanit, si në Llozaj të Ferizajt. 

Ai u arrestua në Llozaj të Ferizajt nga milicia serbe, por aspak nuk u shqetësua por e mbrojti të drejtën e volejbollit të Republikës së Kosovës.

Abedini ka qenë i vendosur, ka dhënë shumë dhe jam krenar që e kisha trajner në atëkohë. Vërtet ka qenë i guximshëm dhe nuk ka kursyer asgjë për volejbollin”, tregon Nikolla për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ibrahimi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë trajner i shquar dhe i ka udhëhequr dy ekipe, te femrat Kastriotin e Ferizajt dhe të meshkujt Flakën e Preshevës. 

Koha kur ishte arrestuar Ibrahimi në Llozaj, mbahej garat komunale të volejbollit, kur atëkohë Ferizaj dominonte me 6 ekipe në Republikën e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Ibrahimi ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në ato vite, për sakrificën që ka bërë dhe tash e 8 vite është president i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat