Dikur në vitet e 90-ta në Kosovë, kështu ekzistonte sporti, luanin pa para por me zemër

Volejboll

Dikur në vitet e 90-ta në Kosovë, kështu ekzistonte sporti, luanin pa para por me zemër

Nga: K.G. Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:23
Keka, Gërbovci dhe Huruglica luanin për Dritën e Gjilanit dhe Fetahu për Dobërçanin, foto e viteve të 90-ta

Në fushat me pluhur por edhe ndonjëherë me lloç, zhvillonin aktivitetet e volejbollit të Kosovës në vitet e 90-ta dhe ka pasur edhe talente të mëdha.

Kjo foto është e viteve të 90-ta, në një turne në shkollën e Roganës në Dardanë.

Volejbollistet Ibadete Keka, Ganimete Gërbovci, Taki Huruglica dhe Halime Fetahu, përfaqësonin shkollën e mjekësisë së Gjilanit!  

Keka, Gërbovci dhe Huruglica luanin për Dritën e Gjilanit dhe Fetahu për Dobërçanin. 

Kjo foto ka një domethënie të veçantë, e para këto vajza luanin në kushte të vështira, në terrene me pluhur dhe në anën tjetër vazhdimisht ishin me frikën se do të sulmohen apo arrestohen nga milicia e regjimit kriminal serb. 

Në ato kushte të rënda jetë a vdekje, luani edhe pa para por me zemër të madhe për klubet që i përfaqësonin, duke dëshmuar dashurinë për volejbollin dhe sportin në përgjithësi.

Në ato vite të okupimit, ekzistonte volejbolli edhe nëpër shkolla dhe dilni talente të mëdha. Kjo ka qenë më shumë se sakrificë për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat